Kosovari i kërkuar nga Interpoli, Shkëlqim Kastrati është arrrestuar në Prishtinë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Kastrati ishte ndaluar nga nje patrullë policore në lagjen Ulpiana.
Posa i kishte dhënë letërnjoftimin e tij zyrtarëve policorë, Kastrati në vrap ka tentuar të shmangë arrestimin e tij.
Policia e Kosovës duke treguar nivel profesional ka arritur të lokalizojë terrenin dhe pas pak minutash ka arrestuar të shumëkërkuarin.
Shkelqim Kastrati ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg./Indeksonline/