Sevilizimi, ngulfatës i demokracisë
Gjatë rrugëtimit tim politik kam kuptuar se demokracia në një shtet varët nga demokracia e brendshme e partive politike.
Në fakt, partitë tona mund t’i emërojmë si të duam, por aq sa kam parë unë nuk ekziston një demokraci e praktikushme në partitë tona politike, por vetëm një term i quajtur “demokraci”, i përdorur nga to.
Edhe partite edhe njerëzit që emërohen nga partitë për t’i udhëhequr institucionet shtetrore, e kanë primare vetëm një garë, e cila e ngulfatë demokracinë, e ajo quhet servilizëm.
Secili njeri që merr pushtet, krijon grupin e vet të cilët do ta mbrojnë deri në fund (edhe atëherë kur nuk ka të drejtë, ose kur dëshiron të fitoj duke e shkelur ligjin), pasi në fund ndahen edhe interesat e atij grupe, secili merr “kafshatën” e vet.
Dhe, kështu, shprehja e përgjithshme “…se partitë politike përfaqësojnë interesat e një grupi të caktuar”, do të duhej të zëvendësohej më shprehjen “…partitë në Kosovë përfaqësojnë vetëm interesin e prijësit të tyre dhe një grupi servilesh që rënditën symbyllurazi pas tij”. Servilët marrin “troshat” e kafshatës së madhe të “shefit” të tyre.
Çdo njëri që inkuadrohet në subjekte politike dhe dëshiron të bëjë përfaqësim të drejtë të interesave të një grupi të caktuar, duke punuar syhapur më etikë dhe në përputhje më ligjin, pa i dëmtuar palët tjera, mund të të gjejë vetën çdokund, përveç asaj që quajmë politikë (e mirëfilltë).