Postimi i Egzones
Diçka për Sferkën e Klinës…
Aty nuk kishte vend për të qajtur halle.
Nga mëngjesi deri pasdite njerëzit punonin (pothuajse të gjithë në sektorin privat), ndërsa në mbremje i shoqëronte kënga me sharkia.
Aty pash dhe njoha njerëz që e donin Kosovën aq shumë sa me zili i ruanin edhe traditat tona, njerëz që çdo mbrëmje i këndonin asaj dhe bashkimit kombëtar, njerëz që përmes këngës e nderonin luftën, njerëz që nderojnë musafirët duke ia shtuar edhe nderin vetës.
Mëgjithëse e fshehur aty në thëllësi të qytetit të Klinës, në zemrat e banorëve po aq thellë kishte bujari e mikëpritje, buzqeshje të sinqerta që fshehnin pas edhe dhimbjen e zemrës për gjendjen e tanishme të vendit tonë. Por, ata punonin, punonin që të ndryshojnë të ardhmën, kontribonin në çdo vend, kudo që ishin, kudo që u ipej mundësia.
Nuk kishin kohë për ta vajtuar mjerimin sepse mëngjesi për ta ishte një ditë e re për ta luftuar atë.