Edona te Nora, të lumtë dora

Edona Llalloshi po kalon edhe një sezon të suksesshëm veror me dasma dhe ahengje

Këngëtarja e njohur kosovare po këndon kudo ku flitet shqip bashkë me orkestrën e saj, duke krijuar atmosferë të paharruar në secilën dasmë dhe koncert.

Fansat si zakonisht e komplimentojnë Edonën për veshjen e saj me stil.

Arbnora Sylejmani është përkujdesur për veshjen e fundit të Edonës ku dukej magjepsëse.

Fustani i zi i disenjuar nga NoreOfficial vërtet i dha shkëlqim këngëtares së famshme.