Ka përfunduar tashmë xhiroja e parë në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, derisa nuk munguan edhe befasitë.
Me përfundimin e xhiros së parë, ne shohim skuadrat fituese në krye të tabelës dhe Bayern Munich është lider falë fitores 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit, një rezultat që bëri që skuadra kroate të shkarkojë tashmë trajnerin e tyre.
Pati disa rezultate tronditëse, pasi Barcelona humbi 2-1 nga Monaco, por u reduktua në 10 lojtarë pas vetëm 11 minutash nga kartoni i kuq i Eric Garcia.
Juventusi është skuadra e vetme italiane që ka fituar, 3-1 ndaj PSV Eindhoven, pasi Interi barazoi 0-0 me Manchester Cityn, Atalanta pati të njëjtin rezultat me Arsenalin dhe Bologna kundër Shakhtar Donetsk.
Milani është në fund pas humbjes 3-1 në shtëpi ndaj Liverpoolit, derisa Real Madridi triumfoi me shumë mund ndaj Stuttgartit.
Por disa lojtarë kishin paraqitje tejet të mrekullueshme dhe në mesin e tyre futet edhe Edon Zhegrova që kishte më së shumti dribile të kompletuara – 8.
Më poshtë mund t’i shikoni statistikat e publikuara nga UEFA. /Telegrafi/