Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë njëditore në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Ndërkaq, pak më parë në afërsi të ndërtesës së Qeverisë, ai u prit nga kryeministri Kuri, ku dhe u bë intonimi i himnit kombëtar.
Sipas agjendës në orën 10:20 Kurti dhe Rama do adresohen për medie.
Kurse, në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend.
Rama po e zhvillon këtë vizitë në Kosovës pas ftesës që i bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e urimit të tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori edhe mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë.
Agjenda e plotë:
10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së. (Selia e PDK-së);
11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së. (Selia e LDK-së);
12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë);
12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë);
12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. (Selia e AAK-së);
13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij;
15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës).