Megjithëse e shtuna është ditë vikendi në komunën e Klinës, po vazhdon realizimi dhe përmbyllja e projekteve të ndryshme infrastrukturore në disa fshatra.
Kētë e ka bërë të ditur kryetari i Zenun Elezajt ku shkruan;
Sot, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kemi vizituar fshatrat Poterq, Dugajevë dhe Drenoc, ku tashmë punimet për asfaltimin e rrugëve lokale dhe shtrirjen e rreth 1.8km rrjet të kanalizimit janë në fazën finaleprojekt që ka një kosto prej rreth 80 mijë euro.
Në të njëjtën kohë, në Poterq të Epërm po vazhdon puna për pastrimin e kanaleve të reshjeve atmosferike, një projekt tjetër shumë i rëndësishëm.