Interesim të madh ka pasur edhe sot nga ana e qytetarëve në Klinë për t’u vaksinuar, kjo pas rritjes së numrit të rasteve në vendin tonë.
Klina.info sjellë pamje nga qendra ku po vaksinohen qytetarët me vaksinën anti-COVID, e ku shihet grumbull i madh, madje pa u respektuar asnjë masë.
Ndryshe, sot kanë hyrë në fuqi disa masa të vendosura nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, teksa po bëhet apel vazhdimisht për ta marrë vaksinën./Klina.info/