Mot me temperatura të larta do të vijojë të mbajë edhe sot dhe nesër, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sot dita do të jetë më nxehtë dhe me temperatura maksimale 35-37 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.
Nuk përjashtohen mundësitë që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius.