Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është shumë e rëndësishme për klubet evropiane.
Kjo për shkak të shpërblimeve të mëdha financiare që UEFA ia ndan ekipeve.
Bayerni i Mynihut dje u eliminua në çerekfinale të kësaj gare nga Paris Saint Germaini.
Gazeta gjermane Bild raporton se bavarezët sivjet kanë përfituar rreth 100 milionë euro.
Shuma e saktë do të bëhet e ditur në fund të këtij edicioni.
Vitin e kaluar, pasi triumfoi në Ligën e Kampionëve, Bayerni arkëtoi hiç më pak se 130 milionë euro.