Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot kanë rezultuar pozitive edhe 14 raste të reja me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, derisa ka njoftuar se Prizreni shpallet karantinë.
“Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë.
Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19.
Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë”./