Gratë lehona dhe fëmijët do të mbështeten financiarisht përmes masës 3.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, duke aplikuar qysh nesër në portalin eKosova. 👉 https://ekosova.rks-gov.net
Për mbështetjen e lehonave mund të aplikojnë të gjitha lehonat që:
– Kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 e tutje;
– Janë të moshës mbi 18 vjeç.
Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi.
Për shtesat për fëmijët mund të aplikojnë:
– Të gjitha nënat që kanë lindur fëmijën në vitin 2020 apo 2021.
Nga 1 janari 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç.
Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat do të jenë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj.