Ramiz Brahimaj pritet të jetë luftëtari i dytë shqiptar që do të jetë pjesë e UFC pas shqiptarit të parë dhe të njohur, Ilir Latifi.
Prej vikendit tjetër Brahimaj do të debutojë në kampionatin elitarë në botë.
Japonezi Takashi Sato pritet të jetë kundërshtari i parë në debutimin e kosovarit, ky duel pritet të zhvillohet më 27 qershor në qytetin amerikan Las Vegas.
Ramiz Brahimaj është 27 vjeçar dhe prej disa vitesh ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shihet si një luftëtar me të ardhme të ndritur.