Kampionatet evropiane të futbollit kanë filluar të mendojnë rikthimin në fushën e gjelbër.
Një ndër to është edhe kampionati çek, kur pas lirimit të masave nga qeveria e shtetit po mendohet që futbollit të rikthehet më 25 maj.
Ani pse nuk ka ndonjë vendim zyrtar, krerët e futbollit pritet të mbajnë në mbledhje më 12 maj për të votuar për një gjë të tillë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se në çdo ndeshje mendohet të jenë të pranishëm rreth 130 persona, mes të cilëve lojtarë, gjyqtarë, zyrtarë klubesh dhe gazetarë.
Deri tanië në Republikën Çeke kanë rezultuar pozitiv 7400 persona dhe 221 kanë humbur jetën nga pandemia e koronavirusit.