Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale

Është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte luftëtarin e UÇK-së, Sadri Selimin, nga Vërmica e Vushtrrisë.

Kështu ka njoftuar bashkëluftëtari i tij, Safet Hasani, i cili thotë se është i bindur për pastërinë e Sadriut, dhe veprat e tij gjatë lufts së UÇK-së.Njoftimi i plotë:

Sot morëm lajmin se bashkëluftëtari ynë, që shërbyem së bashku në të njëjtën njësi ushtarake PU-ZOSh gjatë luftës së UÇK-së, Sadri Selimi, nga Vërrnica e Vushtrrisë, është ftuar nga Gjykata Speciale për krime lufte, në cilësinë e të dyshuarit.

Ne jemi plotësisht të bindur për pastërtin e Sadriut, për veprat e tij gjatë luftës dhe për tërë luftëtarët e UÇK-së. Ashtu siç dole faqebardhë gjatë luftës ashtu të presim edhe të kthehesh nga kjo gjykatë fantome.

Do të dëja të dijë, si po ndihen tani ata dëshmitarë parazitë (spiunë) që dëshmuan kundër pjesëtarëve të UÇK-së?
A ju mjaftoj o ju të mjerë që për pak para dhe dokumentacionet e refugjatëve që i fituat t’i akuzoni pjesëtarët e UÇK-së dhe luftën e shenjtë të UÇK-së?
Qofshin të mallkuar për shumë breza ata spiunë që kritikojnë pjesëtarët e UÇK-së dhe luftën e shenjtë e UÇK-së!