Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në Grabanicë të Klinës,
Ne Klina info kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se për shkak të këtij aksidenti është bllokuar rruga dhe janë krijuar kolona të gjata.
Lajmin e ka konfirmuar edhe togeri i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili tha se nuk ka të lënduar.
“Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në fashtin Grabanicë të Klinës. Në aksident janë të përfshira dy vetura dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë Gashi.