Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës as në raundin e dytë nuk kanë arritur që të zgjedhin kryesuesin e këtij kuvendi.
Kandidat i vetëm për këtë pozitë ishte Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili dështoi në të dy raundet të marrë këtë pozitë.
Në raundin e dytë ai mori 25 vota të cilat nuk mjaftuan që ai të zgjidhet kryesues i Kuvendit komunal të Prishtinës.
Kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re e lëshuan sallën dhe nuk morën pjesë në votimin për kryesuesin e Kuvendit Komunal.
Gjithashtu, për të zgjedhur kryesuesin është vetëm edhe një raund i cili tashmë ka filluar.