Për braktisjen e seancës së VI-të të rregullt të punës së Kuvendit të Komunës, nga grupi i asamblistëve të PDK-së, IPK-së, AKR-së dhe një anëtari i LVV-së, në piken e rendit të ditës ku do të votohej Korniza Afatmesme Buxhetore e Komunës, për arsye mos pajtimi me këtë kornizë dhe planifikimet e bëra në të, kemi raportuar menjëherë pas përfundimit të seancës në fjalë , duke i konsideruar këto zhvillime si mjaft interesante për skenen politike në Klinë.
Ajo që e karakterizoi këtë seancë për dallim nga të gjitha seancat që janë mbajtur ndonjëherë në Kuvendin e Komunës së Klinës, është dakordimi i qëllimshëm apo i pa qellimshëm me veprimin e Opozitës nga shefi i grupit të kuvendarëve në pushtet, z.Petrit Palushaj.
Z. Palushaj, shefi i grupit të anëtarëve të Kuvendit të AAK-së në pushtet, në Klinë, njejtë sikurse PDK, mbase për motive të njejta, braktisi seancën në fjalë dhe nuk morri fare pjesë në votim. Për ti mesuar detajet e kësaj mospjesmarrje në këtë votim të rendësishëm për Kuvendin dhe Komunën në përgjithësi, “Klina.info”, kontaktoi përmes telefonit zotin Palushaj porse ai nuk deshiroi që të prenoncohet duke arsyetuar mungesen e kohës për përgjigjen e kërkuar.
A do të ketë zhvillime të reja në kuadër të koalicionëve në pushtet, apo levizje të anëtarëve nga një grup kuvendar në një tjetër, mbetët të shihet në seancat e tjera të Kuvendit të Komunës. Si duket koalicionit të Madh në pushtet i kanë filluar çarjet e vogëla./Klina.info