Pas VV dhe PDK edhe dega e LDK-së në Klinë, ka dalë me një deklaratë rreth ndërtimit të Fabrikēs së Çimentos.
Nē njoftim thuhet se është pro peticionit të qytetarëve të cilēt janë kundër ndërtimit tē fabrikës.
Ky është njoftimi i plotē:
Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Klinë është duke i ndjekur më vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me ndërtimin e Fabrikës së Çimentos dhe bënë me dije opinionin publik se qëndrimi ynë si subjekt politik është bërë i ditur qysh në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Klinë të mbajtur me datë 05.03.2020. Pra qëndrimi ynë ka qënë dhe është në mbështetje të peticionit qytetarë kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos.
Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Klinë, do të vazhdoj të mbështes kërkesën legjitime të qytetarëve dhe e vlerëson si të drejtë shqetësimin e tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Klinë kërkon transparencë të plotë në lidhje me ecurinë e këtij Projekti dhe iu bënë thirrje institucioneve lokale e qendrore, që ky shqetësim i arsyeshëm qytetarë të zgjidhet vetëm duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Klinës.
Klinë, 13.05.2022