Komuna e Skënderajt, me qëllim të zbatimit të Ligjit të Punës, mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, ka marrë vendim që dita e dielë të jetë ditë pushimi për shumicën e subjekteve afariste.
Ky vendim i bazuar në rregulloren komunale mbi orarin e punës në fushën e tregtisë, hotelerisë, zejtarisë dhe shërbimeve tjera do të fillojë së zbatuari nga data 1 mars.
Përjashtim nga ky vendim bëjnë dyqanet ushqimore të cilave u lejohet të punojnë edhe të dielave deri në orën 11:00, kafiteritë, restaurantet, furrat e bukës, sallonet e ondulimit si dhe pikat e karburanteve, të cilat do të vazhdojnë të punojnë me orar të rregullt.
Me këtë rast Komuna e Skenderajt, Inspektorati Komunal, kërkon që kjo rregullore të respektohet, ndryshe për mosrespektimin e kësaj rregulloreje pason gjoba sipas legjislacionit në fuqi.
Më herët, një vendim të tillë e kanë marr komuna e Mitrovicës dhe ajo e Vushtrrisë./