Gjatë 24 orëve të fundit, janë shpërndarë 578 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID në vend.
Njoftohet po ashtu se janë shqiptuar edhe 642 gjoba për qytetarët që nuk respektuan rregullat e trafikut.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe ka pasur 10 aksidente me të lënduar, 21 me dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për aksidente me fatalitet.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 12 persona, 7 janë në mbajtje, ndërsa 2 të tjera në vuajtje të dënimit.