Sulmuesi gambian, Ebrima Jatta, transferohet në klubin e Dukagjinit.
Këtë e ka bërë të ditur ekipi klinas në Fb ku shkruan:
Sulmuesi njëzetrevjeçar, Ebrima Jatta, ka nënshkruar kontratë me klubin. Jatta sezonin e fundit ishte pjesë e klubit Itthihad Kalba, ndërkohë që më heret është paraqitur me klubin FC Sevan nga Armenia. Ai do të jetë një forcë shtesë për repartin ofenziv dhe një alternativ më shumë për kryetrajnerin Dallku.
Mirësevjen Ebrima në klubin tonë.