E turpshme: Mashtrohet plaku nga Ferizaji, në vend të telefonit i shesin një guri

 

Një veprim i ulët dhe i turpshëm ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, ku një person i moshuar është mashtruar duke i shitur një telefon lodër, shkruan Gazeta Metro.

Personi i moshuar derisa po ecte në një rrugë në Ferizaj, është ndalur nga një person ku i ka kërkuar t’ia blen një telefon pasi i kishte fëmijët e tij të sëmur në spital.

Sipas rrëfimit të Genc Rrahmanit, axha ka blerë telefonin për 25 euro, por nuk e dinte se në qese i kishin futur edhe një guri dhe ajo ishte lodër.

Me të shkuar në shtëpi familjarët e tij i kanë treguar se është mashtruar.