Indeksonline ka raportuar dje ekskluzivisht për një plagosje që ka ndodhur dje në Dragodan.
I riu nga Prishtina, Lekë Bulliqi ishte plagosur me armë zjarri në kokë nga dy persona të dyshuar.
Burime të Indeksonline mësojnë se 18 vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë plagët dhe ka ndërruar jetë në QKUK. Pavarësisht tentimeve nga mjekët dhe operacioneve të kaluara, Bulliqi ka humbur betejën me jetën.
Dy personat e dyshuar ndodhen ende në arrati pasi kanë ikur me një motoçikletë nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk dihen arsyet se pse ka ardhur deri tek ky incident që fatkeqësisht pati pasoja fatale./