Një vetaksident është regjistruar mesditën e sotme në Gurrakoc të Istogut. Ngecja në tejkalim për pak ishte ti kushtonte me jetë shoferit nga Gremniku i Klinës.
“E humba kontrollin dhe e pashë veten nën rrugë. Arrita që ta thyej xhamin e veturës me iPhone dhe dola i gjallë” ka thënë shoferi i familjes Gashi nga Gremniku, për Indeksonline.
Shoferi ka përfunduar me lëndime të lehta trupore, ndërsa vetura e tipit Mercedes është dëmtuar në masë të madhe.