Qyteti siberian “Verkhoyansk”, i cili njihet si një nga vendet më të ftohta në botë, ka regjistruar një të re të lartë, mes një vale nxehtësie që po kontribuon në zjarre të rënda pyjore.
Temperatura në këtë qytet ka arritur në 38 gradë Celsius, sipas një faqe në internet që përpilon të dhëna meteorologjike ruse.
Qyteti ndodhet mbi Rrethin Arktik në Republikën Sakha, rreth 4 mijë e 660 kilometra në veri-lindje të Moskës dhe është një nga vendet më të ftohta në botë gjatë dimrit.
Qyteti i rreth 1 mijë e 300 banorëve njihet nga Rekordet Guinness, për intervalin më ekstrem të temperaturave, prej minus-68 gradë Celsius dhe një të lartë të mëparshme 37.2 C.
Regjistrimet në qytet janë mbajtur që nga viti 1885.
Pjesa më e madhe e Siberisë këtë vit ka pasur temperatura të paarsyeshme të larta, duke çuar në zjarre të konsiderueshme./