Të dielën në Vitomiricë të Pejës një person dyshohet se e ka rrahur bashkëshorten e tij, e pastaj ia ka rrahur edhe motrën.
“Viktima femër/kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht atë dhe motrën e sajë, e cila ka kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.