Një person është arrestuar në Malishevë pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se viktima ma marrë tretman mjekësore pasi kishte marrë lëndime.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.
Njoftimi i plotë:
Malishevë, 25.04.2022 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi kishte lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.