Aksidentet në vendin e punës, e të cilat jo rrallë herë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë në shqetësuese në Kosovë. Kushtet e mira dhe siguria në punë, mbesin akoma ‘lakmi’ e një numri të madh të punëtorëve në vend, në veçanti të sektorit të ndërtimtarisë. Kjo për shkak të moskujdesit të punëdhënësve, por edhe punëtorëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i një kompanie ndërtimi në Prizren ka humbur jetë në vendin e tij të punës.
Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë.
Sipas Policisë thuhet se punëtorit gjatë kohës që po punonte ra nga kati i tretë i ndërtesës – Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Besim Shala” në Prizren.
Mësohet se viktima është një 48 vjeçar me inicialet J.K.
Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal në vendngjarje dhe janë duke vazhduar me hetimet e mëtutjeshme.