Dy vëllezërit nga Deçani, Hasan (17) dhe Blerian Arifaj (13) kanë humbur jetën dje në Gjermani pasi u goditën nga treni. Ngjarja tragjike ka ndodhur në stacionin hekurudhor, në Bruckberg.
“BILD”-i ka dhënë detaje për tragjedinë, duke njoftuar se deri në stacion dy djemtë e ndjerë janë dërguar nga e ëma e tyre. Vëllezërit kaluan një pengesë, pastaj dolën në shina.
Një tren rajonal që po shkonte në drejtim të Myniut, goditi Blerianin dhe Hasanin. Drejtuesi i trenit ka tentuar të bënte një frenim emergjent, por ishte vonë.
Goditja e trenit ishte shumë e rëndë dhe dy djemtë nga Deçani kanë humbur jetën në vendngjarje.
Hasani e Bleriani ishin paksa me vonesë dhe donin të zinin trenin që po shkonte në Landshut, në drejtim të Mynihut.
“BILD”-i raporton se gjendja e familjarëve është e rëndë nga ajo çfarë kanë përjetuar./