Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në aeroplanin që u nis nga Baseli i Zvicrës për në Kosovë, pasi një grua e moshuar ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe pësoi infarkt, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, që po udhëtonte po ashtu me të njëjtën kompani, i cili i revoltuar ka rrëfyer këtë moment kritik që përjetoi gruaja në fjalë.
Ai tha se e moshuara pësoi infarkt derisa aeroplani po ateronte, por që asnjëri prej udhëtarëve nuk u lejua nga stafi që të intervenonte, për t’ia dhënë ndihmën e parë.
I mllefosur, sinjalizuesi tha se u deshën të presin ekipin e mjekëve derisa erdhën dhe për pasojë gruas i është keqësuar gjendja.
Ndryshe, sinjalizuesi shtoi se gruaja ishte bashkë me një të moshuar, që po ktheheshin në Kosovë.