Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin Rajonal të Pejës, ku dyshohet se ka vdekur një foshnje.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se një grua është dërguar për lindje në repartin e gjinekologjisë, por që foshnja ka lindur pa shenja jete.
Të njëjtat burime thonë se familjarët dje kanë kërkuar ta marrin foshnjën për ceremoninë e varrimit por nuk është lejuar nga stafi mjekësor.
Siç mësohet, trupi i pajetë i foshnjës nuk u lejua të mirret as sot.
Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës nga ana e familjarëve.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi thotë se janë duke u kryer hetimet lidhur me këtë rast./