Një ngjarje e rëndë ka ndodh dje në Gjakovë. Një person dyshohet se u vetëvra në shtëpinë e tij,
Gazeta Sinjali mëson se personi që dyshohet se kreu vetëvrasje është: Palush Prenkolnikaj, 48 vjeç.
Trupi i tij dje po bartej me veturën e cila pasdite u aksidentua me veturën e Policisë.
Për lajmin ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, rast të cilin e konfirmoi edhe Policia e Gjakovës.
“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës”.
“Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar)”.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”.