Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot paradite në një fshat të Suharekës, ku një 35-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se viktimë e këtij rasti ishte Drita Kabashi nga fshati Krushic e Epërme, në Suharekë,
E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodh sot rreth orës 11:00.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, e cila ka njoftuar se sipas deklaratave të familjes, gruaja ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte mbetur pa ndjenja.
Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe aty rreth orës 11:50, ka ndërruar jetë.
Policia është duke kryer hetimet për rastin, ndërsa në konsultim me Prokurorin është iniciuar rast.
“Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra”, njofton Policia e Prizrenit për Gazetën Sinjalin.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.