Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në fshatin Lugbunarë të Gjakovës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në arën e tij afër shtëpisë,
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri, 51-vjeçar u gjet nga një fqinj, i cili u trondit u kur e gjeti atë të shtrire në tokë dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulacën.
Sinjali mëson se vdekjen e të 51-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.