Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt,
Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Xërxë të Rahovecit, te Ura e Fshajtë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës duke kërcyer nga ura.
Viktima, e moshës 29-vjeçare kishte dalë nga shtëpia me veturën e familjes së burrit, pa dijenë e tyre dhe ishte nisur në drejtim të urës. Aty, veturën e kishtë lënë në parking dhe më pas a kërcyer nga ura, por fatmirësisht qytetarët përreth kanë intervenuar, me ç’rast njëri prej tyre e ka shpëtuar mrekullisht.
Gruja posa është nxjerrë nga uji, u dërgua në Spitalin e Gjakovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.
Rasti është denoncuar në Polici fillimisht nga vjehrri i saj, i cili ka rrëfyer se si e morën vesh se nusja, e cila vuan nga depresioni qe një kohë ishte larguar nga shtëpia.
Posa Policia është njoftuar për rastin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është kuptuar se viktima ka qenë në gjendje të rënduar emocionale, si pasojë e depresionit.
Me t’u mbledhur informacionet e para, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.
Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.