Një 23-vjeçare ka tentuar të kryej vetëvrasje në Qendrën e Ndalimit në Drenas, pasi është arrestuar dje nga stacioni policor në Fushë Kosovë,
Siç merr vesh Sinjali, e ndaluara fillimisht ka pasur sjellje agresive e më pas kishte grisur këmishën e saj dhe ka tentuar që të varet.
Sipas informacioneve të para, Prokurori është njoftuar për rastin dhe ka mbetur të urdhërojë për veprimet e mëtutjeshme.