“E papercedentë” – AGK shpreh shqetësim për gjetjen e paisjes gjurmuese në veturën e Kajtazit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur shqetësim për gjetjen e paisjes gjurmuese në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.

AGK e ka konsideruar këtë rast si të papercedentë, me ç’rast iu ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë për zbardhjen e rrethanave të kësj ngjarjeje.

“AGK do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në postim.