E pabesueshme, porta bosh, Ibra e ‘fluturon’ topin jashtë

Duket e pazakontë por Zlatan Ibrahimovic nuk ia ka dalë të shënojë gol në portën boshe nga rreth pesë metra largësi.

Sulmuesi suedez, megjithëse shënoi një herë në fitoren 4:2 të Milanit kundër Torinos në çerekfinale të Kupës së Italisë, lëshoi disa raste shumë të mira gjatë takimit të së martës në San Siro, raporton Gazeta Express.  

I futur në lojë në minutën e 65-të, Ibra pati një mundësi të artë për t’ia siguruar Milanit fitoren në kohën e rregullt dhe ta dërgojë në gjysmëfinale.

Por ai nuk ia doli të shënojë në portën boshe nga pesë metra largësi, siç shihet edhe në videon më poshtë.


Megjithatë, 38-vjeçari ia doli ta realizojë golin e katërt të Milanit në kohën shtesë dhe ta mbarojë natën në mënyrë pozitive.

Milani do të ballafaqohet me Juventusit në gjysmëfinale.