Ka mbetur edhe pak orë të fillojë ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Kosovës
Tifozët e këtyre dy ekipeve të cilët dëshirojnë të shohin ndeshjen në stadiumin St. Mary’s” në Southampton të Anglisë duhet të paguajnë gogja shtrenjtë biletën.
Çmimi i biletës sillet nga 270 paund apo afër 300 euro shkruan Gazeta inFokus.
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të vështirë të kampanjës kualifikuese për Euro 2020.
“Dardanët” do të luajnë si mysafirë të Anglisë, e cila e kryeson grupin me 9 pikë, një më shumë sesa Kosova, që po befason, duke e lënë prapa vetes kandidaten për vendin e dytë në grup, Çekinë, e po ashtu edhe Malin e Zi e Bullgarinë./