Arabia Saudite do të jetë nesër në festë kombëtare.
Arabia Saudite ka shkaktuar një prej befasive më të mëdha në histori të Kampionatit Botëror, duke mposhtur Argjentinën.
Lajmi për humbjen e Argjentinës bëri bujë të madhe në gjithë botën. Kurse, mbreti i Arabisë, Salman, ka marrë një hap të paparë ndonjëherë.
‘SPORTbible’ shkruan se Mbreti Salman ka njoftuar se nesër do të jetë ditë feste në gjithë vendin.
Arabët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë një ditë pushimi, pas fitores së kombëtares së tyre ndaj Argjentinës.