Policia e Kosovës ka njoftuar se në stacionin policor në Klinë, më 29 mars një burrë ka raportuar për një rast zhdukje të vajzës së tij të mitur.
Sipas Policisë, ankuesi ka deklaruar se vajzën e ka kërkuar në disa lokacione, por nuk e ka gjetur teksa ka shtuar se ka informacion që e bija e tij ndodhet në qytetin e Mitrovicës.
Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, Policia njofton se gjatë ditës së djeshme ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar.
Në raportin policor bëhet e ditur se, viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё.I dyshuari pas intervistimit me vendim tё