E MITURA LIND FËMIJË NË SPITALIN E GJINEKOLOGJISË, POLICIA PO E KËRKON BABAIN

Një vajzë e mitur nga Shqipëria ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë.

Vajza është në bashkësi jashtë-martesore me një person i cili po ashtu është shtetas i Shqipërisë, të cilët jetojnë që tri vjet në Mitrovicë.

Burri është duke u kërkuar nga Policia.

“Rr. Ulqinit, Mitrovicë Jugu 28.09.2020 – 15:00. Nga Reparti i Gjinekologjisë në Prishtinë është raportuar se një person i mitur i gjinisë femërore–shtetase e Shqipërisë ka lindur një fëmijë. Sipas hetimeve dyshohet se e mitura është në bashkësi jashtë-martesore me një person mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilët jetojnë që tri vite në Mitrovicë. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin 24-orësh i Policisë së Kosovës.