Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ndodhi mesnatën e së shtunës në Pejë.
Një i dyshuar goditi me veturë këmbësorin duke e lënë të vdekur. I dyshuari më pas u arratis në drejtim të panjohur, dhe ende nuk është kapur.
Detajet e Policisë:
Viktima mashkull kosovar -këmbësor, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që është goditur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari kosovar, dhe i njëjti ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njësitet policore gjatë hetimit kanë identifikuar të dyshuarin i cili gjendet në arrati, ndërsa vetura është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.