Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve intensive, dje është identifikuar dhe arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka mashtruar për vizë pune një burrë tjetër.
Sipas policisë rasti ka ndodhur më 3 mars të vitit të kaluar në Prizren, ku i dyshuari kishte marrë 17 mijë euro në këmbim të sigurimit të një vize pune.
Tutje policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajte.