E la armën në veturë kur shkoi për vizitë te mjeku, 80-vjeçari nga Klina njofton Policinë se dikush ia vodhi

Një rast i pazakontë ka ndodhur në një fshat të Klinës, një burri të moshuar i është vjedhur arma e zjarrit,

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se të moshuarit rreth 80-vjeçar, rasti i ka ndodhur para dy ditësh.

I njëjti e kishte marrë armën me vete dhe e kishte lënë në veturë, kur kishte shkuar për një vizitë mjekësore.

Por, kur ishte kthyer në shtëpi, siç merr vesh Gazeta Sinjali, ai e kishte parë që s’e ka armën në sirtarin e makinës, në anën e pasagjerit, ku e kishte mbyllur.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i cili e ka e urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.