Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë eleminuar rrezikun nga një bombë me peshë 907 kilogramë.
Sipas njoftimit, kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA.
Njoftimi i plotë:
FSK eliminon një rrezik të madh, nga bomba 907 kilogramëshe
Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg
Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA.