Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në GrandSlamin e Parisit.
Ajo në finale mposhti italianen Odetta Giuffrida pasi pati avantazhin e Wazarit.
Kështu, Distria mbyll një ditë fantastike për të duke qenë në formë dhe duke “shkatërruar” këdo që i dilte përpara, shkruan Indeksonline.
Në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti brazilianen Sarah Menezes./Klinainfo/