Vëlla e motër, Akil dhe Nora Gjakova, kanë arritur në gjysmëfinale të garave që po mbahen në Tokio në kuadër të Lojërave Olimpike 2020.
Akil Gjakova në luftën për gjysmëfinale mposhti të pestin e botës, suedezin, Tommy Macias, kategoria -73 kg.
Xhudistja Nora Gjakova, mundi sllovenen, Kaja Kajzer, në çerekfinale.