E infektuara me koronavirus nga Peja, ishte kontrolluar dje në Klinë

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Sipas raportit të IKSHPK-së, tashmë del se edhe komuna e Pejës është prekur nga pandemia koronavirus.

”Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë”, thuhet në njoftim.

Derisa e infektuara në Pejë, ishte kontrolluar në një klinikë private në Klinë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë së kësaj komune, Hekuran Sejdiu.

“Pacientja që ka dal pozitive nga Peja, është kontrolluar dje në një ordinancë private në Klinë. Tash jemi duke e analizu gjithë listën e këtyre kontakteve”, ka thënë ai.

Ndërsa Indeksonline gjithashtu sot realizuar edhe një intervistë me doktorin nga Klina, i cili ka kontrolluar pacientën nga Peja, derisa i njëjti është vetizoluar.

“Kam zgjedhur vetizolimin. Kisha kontakt me një person që kishte simptoma, por që nuk ka asgjë të konfirmuar dhe nuk ka nevojë për panik. Jemi duke pritur rezultatet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe po qëndrojmë në karantinë” ka thënë dr. Zenun Keka për Indeksonline.

Kujtojmë që Klina vazhdon të jetë e izoluar si pasojë që një italiane 20 vjeçare, rezuloi me koronavirus, ndërsa ky është rasti i vetëm në këtë komunë deri më tani të infektuar.

Derisa numri i të prekurve me koronavirus shkon gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79).

Por, kemi edhe një lajm të mirë, që zyrtarisht është shëruar edhe pacienti i parë me COVID 1